be ja u ben thirrje partive parlamentare ta respektojne vendimin e kushtetueses 68961a2c92c55

BE-ja u bën thirrje partive parlamentare ta respektojnë vendimin e Kushtetueses

August 8, 2025
min lexim

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri, duke thënë se “nuk ka më kohë për t’u humbur” në këtë ngërç politik.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve.

BE-ja e cilësoi këtë vendim të Kushtetueses si “sqarim të rëndësishëm”, sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje partive parlamentare t’i gjejnë “kompromiset e nevojshme” dhe të lëvizin shpejt me emërimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli për rrëzimin e diktatit.

Sipas vendimit të Kushtetueses, një kandidat nuk mund të hidhet në votim më shumë se tri herë.

Vetëvendosje deri më tani ka propozuar vetëm Albulena Haxhiun për postin e të parës së Kuvendit, teksa edhe pas aktgjykimit paraprak të Kushtetueses, kishte argumentuar se ajo mund të zgjidhej përmes votimit të fshehtë.

Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”.

Ajo e urdhëroi kryesuesin e seancës konstituive të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, pra emërimin e kryetarit përmes votimit të hapur.

Kosova është zhytur në një krizë politike si pasojë e mosthemelit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Deputetët kanë dështuar që nga 15 prilli për ta bërë Kuvendin e ri – hap i domosdoshëm për formimin e Qeverisë së re – pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Derisa Vetëvendosje ngul këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e përjashtojnë atë si “përçarëse”./REL

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tani synon yllin e bayernit 68961a29b294d
Lajmi i mëparshëm

Tani synon yllin e Bayernit

lukashenko marredheniet me shba ne jane perkeqesuar 68961b55e71dd
Lajmi i radhës

Lukashenko: Marrëdhëniet me SHBA-në janë përkeqësuar

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë