Tan Brama nxjerr zbuluar këngëtaren shqiptare: E ashtuquajtura divë nuk më ka paguar

February 10, 2022
1 minut lexim

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Tan Brama ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Pardon my French”.

Ndër të tjera ai u pyet dhe rreth sherrit të Einxhelit me Donaldin, ku moderatorja tha se ai nuk e ka paguar.

Nisur nga ky rast, Tani rrëfeu një histori të tij personale. Ai tha se një këngëtare e njohur shqiptare, e cila vetëquhet divë, nuk e ka paguar.

“Kam patur 2-3 raste. Rasti më i fundit ishte në qershor me një divë që vetëquhet. Kishte dhe një koncert para dy- tre muajsh. As familjen nuk e çova në pushime duke u marrë me të. Duhet ta paguash tjetrin, jo ti hedhësh një vlerë qesharake. Kur e ke mikeshë ose mik nuk e diskuton paraprakisht. Pastaj më tha shiko se nuk kam mundësi, dështova. Më premtoi që do më merrte sërish, në koncertin tjetër kishte marrë dy të tjerë, miqtë e mi”, u shpreh koreografi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gati kontrata për Perisic

Story i radhës

Uzairi: LR-PDSH lindi si shpresë, përfundoi si dëshpërim!

Të fundit nga

ShkoLartë