Kontrata koncensionare e markimit të karburantit u ka kushtuar qytetarëve shqiptarë rreth 30 mln euro pavarësisht se ky koncension nuk funksionoi. Ministria e Financave po punon për të ngritur një grup pune për gjurmimin e naftës, ndërsa ekspertët thonë se ka mungesë të vullnetit të gjurmimit të parave të qytetarëve nga ana e strukturave ligjzbatuese që hezitojnë dështimi.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, paralajmëroi se do të ngrihet një sistem i ri për gjurmimin e naftës, pasi sipas saj shteti shqiptar është në gjyq për këtë proces, ngaqë ai aktual nuk është zbatuar.
Mësohet se Ministria e Financave është ende duke punuar për të strukturuar grupin, i cili do të bëjë gjurmimin e naftës.
Për koncensionin e markimit, plot 30 mln euro kanë paguar qytetarët shqiptarë përmes 1 lekëshit si taksë në çmimin e karburantit.
“Gjatë 9 viteve janë paguar 30 mln euro nga taksapauguesit shqiptarë, afërsisht 1 lek më shumë rritje çmimi për njësi të karburanteve të shitura por nuk ka asnjë evidencë që qoftë dhe 1 lek të jetë siguruar duke ndëshkuar kontrabandën dhe eveazionin. Është kompania që bën presion për të zgjatur afatin përtej parashikimeve ligjore.”
Raportet e auditimit dolën në konkluzionet se Financat nuk arrijnë të monitorojnë kontratat PPP.
Sipas ish-ministrit të Financave, Zef Preçi, ka mungesë të vullnetit të gjurmimit të parave të qytetarëve.
“Raporti i fundit i Ministrisë së Financave sa i përket monitorimit të koncensionit është se nuk raportohen, ka papërgjegjshmëri totale. Mungon vullneti politik për të gjurmuar se çfarë ndodh me paratë publike pas nënshkrimit të një kontrate të kësaj natyre”.
Sipas Preçit incineratorët si rast emblematik janë ndërtuar me para publike ndërsa ai thekson se mbeten kërcënim serioz për borxhin.