Michael Ballack, ish-mesfushori i kombëtares gjermane, komentoi fitoren e Bayern Munich në “San Siro”: “Interi e vazhdoi aty ku e kishte lënë. Zikaltrit nuk luajtën keq në përgjithësi, por nuk mjaftoi për të mundur një ekip me këto ambicie si bavarezët.
Skuadra e Inzaghi nuk ishte në gjendje ta vendoste Bayernin nën presion. Qartësisht, kampionët e Bundesligës ishin dominues dhe e merituan fitoren”.
Edhe Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern Munich, e analizoi fitoren 2-0 në “San Siro”, kundër Interit: “Ishte një ndeshje e vështirë. Interi ka një ekip të mirë dhe është gjithmonë e vështirë të luash kundër tij. Sonte pati disa shanse, por nuk shënoi dot.
Është gjithmonë më mirë kur shkojmë 1-0, pastaj bëjmë më mirë. Në pjesën e dytë, në 20 minutat e para zikaltrit luajtën mirë. Më pas kur shkuam 2-0 ndeshja kishte përfunduar. Interi kanë një skuadër të mirë, le të shohim se si do t’i luajë ndeshjet e tjera”.
Drejtori bavarez iu përgjigj edhe pyetjes nëse janë seancat stërvitore të De Ligt te Bayerni më të vështira se ato që bëri te Juventusi: “Ne stërvitemi mirë, nuk mund të flas për ta.
E di që kur luaja me Juventusin kam bërë stërvitje të mirë. De Ligt e di më së miri këtë gjë për momentin, ne përpiqemi t’i sjellim të gjithë në formë me shumë intensitet në seanca”.