talenti shqiptar i bashkohet lazios 64e654b5e5358

Talenti shqiptar i bashkohet Lazios

August 23, 2023
1 minut lexim

Largimi i Igli Tares nga detyra e Drejtorit Sportiv të Lazios nuk do të thotë se për shqiptarët dera e klubit bardhekaltër tani do të jetë e mbyllur.

Pasuesi i Tares, Angelo Mariono Fabiani, ka mbyllur marrëveshjen për afrimin e të riut shqiptar, Flavio Sulejmani, që ishte pjesë e Perugias.

Sulmuesi 17-vjeçar, pjesë e Shqipërisë U-19, ka firmosur kontratë 3-vjeçare. Ai konsiderohet një lojtar me shumë potencial, ndaj dhe drejtuesit e Lazios kanë ngulmuar për ta marrë që tani, edhe pse fillimisht do të luajë me 19-vjeçarët bardheklatër.

Synimi është që pas një periudhe përshtatjeje, që mund të jetë vetëm disajavore, Sulejmani të stërvitet me ekipin e parë nën drejtimin e Sarrit.

Te Lazio Sulejmani do të gjejë Elseid Hysajn, i cili do të luajë sezonin e tij të tretë te skuadra kyeqytetase.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ish ministres se integrimeve evropiane te malit te zi i mohohet hyrja ne serbi 64e652dc8de14
Story i mëparshëm

Ish-ministres së Integrimeve Evropiane të Malit të Zi i mohohet hyrja në Serbi

ish punonjesi i opensea denohet me burg per tregtim te brendshem te nft ve 64e657896a90f
Story i radhës

Ish-punonjësi i OpenSea dënohet me burg për tregtim të brendshëm të NFT-ve

Të fundit nga

ShkoLartë