Talenti i Shqipërisë shkon në Kroaci

1 minut lexim

Adrion Pajaziti shihet si një nga talentet më të mëdha të Shqipërisë U-21.

Lojtari i rritur në moshat e Fulham, e zhvilloi turin përgatitor me ekipin e parë dhe arriti të shënonte në miqësore.

Por trajneri i Fulham nuk i jep mundësi të rinjëve dhe largimi i Pajazitit ishte çështje kohe.

Gorica bëri ofertën e parë karshi këtij futbollisti, por Fulham e refuzoi. Këta të fundit dhe vetë shqiptari kërkonin që kalimi i radhës të ishte sërish në Angli.

Megjithatë koha nuk u arrit dhe për këtë arsye dështoi transferimi i Pajazitit në ndonjë skuadër tjetër angleze. Tashmë ka ardhur zyrtarizimi dhe Adrioni është pjesë e Gorica në Kroaci, në një huazim me të drejtë blerje.

Kjo skuadër ndodhet në elitë dhe numëron 5 pikë në 5 ndeshjet e para të kampionatit, duke qëndruar në mes të tabelës.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

A e ka vetura juaj këtë buton? Shtypeni dhe do të konsumoni më pak karburant!

Story i radhës

Me kë nga ish-banorët e ‘Big Brother VIP’ ka ende komunikim Roza Lati?

Të fundit nga