Talenti i Komnbëtares i bashkohet Benzemas

1 minut lexim

Tashmë gjithçka është zyrtare. Mario Mitaj është futbollisti më i ri i Al Ittihad.

Mbrojtësi i Kombëtares ka mbyllur kështu aventurën e tij me Lokomotivën e Moskës në Rusi dhe transferohet në kampionatin arab. 21-vjeçari transferohet te Al Ittihad në formë huaizmi për një sezon.

Gjithashtu skuadra arabe në fund të sezonit ka të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të mbrojtësit për shifrën e 5 milionë euro.

Nga ky transferim Mitaj do të përfitojë plot 3 milionë euro në sezon, teksa te Al Ittihad mbrojtësi kuqezi do të bëhet shok skuadre me Karim Benzema dhe N”Golo Kante.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Jo ekrane, fëmijëve para moshës dy vjeçare – u thotë prindërve, autoriteti shëndetësor suedez

Story i radhës

Gashi në takim me ambasadorin e ri të Shqipërisë: Është interes i përbashkët përshpejtimi i procesit të integrimit në BE

Të fundit nga