Talenti Diart s’ka të ndalur, ja projekti më i ri

1 minut lexim

Ai bëri shumë përshtypje me projektin e verës që u dëgjua mjaft dhe u kthye në një hit veror. E kemi fjalën për më të riun për nga mosha në estradë, Diart, apo siç njihet tashmë në muzikë me emrin Diart049.

Pas këngës “My Cherie”, ai sapo ka sjellë një tjetër super këngë me titull “Senorita”, ku duket se adoleshenti i talentuar ka goditur sërish.

Kënga është realizuar nga In Records, ndërsa videoklipi është punuar nga Nuanca Film, dhe duket se do të jetë një hit i radhës.

Artisti i ri me origjinë nga Kosova, por që jeton në Gjermani, duket se falë stilit të tij dhe talentit po konkuron edhe këngëtarët me emër.

Jo vetëm “Senorita”, por të gjithë le të klikojmë dhe ta dëgjojmë këtë këngë në linkun më poshtë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Bellingham drejt rikuperimit, ja kur do rikthehet në fushë mesfushori

Story i radhës

Kurti: Do të shpërblehen me çmime ata që angazhohen vulletarisht

Të fundit nga