Kryeparlamentarit Talat Xhaferi do t’i ndahet titulli “Doctor honoris causa” nga Kolegji universitar “Qiriazi” në Tiranë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot do të udhëtojë për në Tiranë, ku nesër do t’i ndahet Titulli “Doctor honoris causa” nga Kolegji Universitar “Qiriazi” në Tiranë, kumtoi pres shërbimi i Kuvendit.
“Doctor honoris causa“ është vlerësimi më i lartë që Kolegji Universitar Qiriazi i jep figurave te shquara për kontribut në fushën kombëtare, ndërkombëtare, akademike, shkencore ose kulturore, si dhe lidhjes së tij të veçantë me këtë Universitet.
“Senati Akademik i Kolegjit Universitar ‘Qiriazi’ vendosi t’ia ndajë titullin Kryetarit Xhaferi për Kontributin e Tij të veçantë për zyrtarizmin e gjuhës shqipe, për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për mençurinë dhe vlerat e larta intelektuale dhe shtetformuese në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar. Për lidhjet e Tij shpirtërore me ikonat e arsimit tonë kombëtar Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi dhe Kristo Dako, që janë trashëgimia historike dhe vazhdimësia e Kolegjit Universitar ‘Qiriazi’”, thuhet në kumtesë.
Burimi:________