Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Prishtinë ditën e djeshme ku një taksist ilegal ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Sipas njoftimit të policisë taksisti, i cili punonte në mënyrë ilegale është arrestuar.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Prishtinë, 15.08.2022-13:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai deri sa ka qenë duke punuar taksi ilegal kishte ngacmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./albeu.com