Taksat e tregtareve/ Tregtarët në Tetovë të pavetëdijshëm për peticionin e Qani Nesimit

November 7, 2024
1 minut lexim

 

Tetovë – Inspektorati Komunal, në bashkëpunim me Policinë e Tetovës dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, kanë ndërmarrë një aksion inspektimi që nga mëngjesi, duke vëzhguar tregun e qytetit për të ndaluar mbledhjen e paligjshme të parave nga Myftinia e Tetovës.

Kjo praktikë dyshohet se po vazhdon të zhvillohet çdo të enjte përreth varrezave të qytetit, duke shfrytëzuar shitësit që nuk kanë vend tjetër për të tregtuar produktet e tyre. Në lidhje me këtë, kryetari i komunës, Bilall Kasami, ka bërë të qartë se ligji është i barabartë për të gjithë dhe se askush nuk mund ta anashkalojë atë, madje as myftinia.

“Nëse ka shkelje të ligjit, përgjegjësit do të japin llogari, kushdo qofshin ata. Institucionet, përfshirë edhe ato fetare, për të zhvilluar aktivitete afariste duhet të kenë ndërmarrje të regjistruar dhe të veprojnë në përputhje me ligjin. Në këtë rast, Myftinia nuk ka një strukturë të tillë. Komuna ka lejuar që të enjten qytetarët të përdorin hapësirën publike për shitje, por nuk kemi autorizuar askënd që të mbledhë para nga këta shitës,” u shpreh Kasami, duke i siguruar tregtarët se ata janë të lirë të tregtojnë pa pagesa, qoftë për komunën apo për myftininë.

Nga ana tjetër, Profesori Qani Nesimi, i cili vazhdon të pretendojë se ka të drejtë të mbledhë para, ka publikuar një dokument në rrjetet sociale, ku shfaqet një listë nënshkrimesh të mbledhura nga shitësit. Ai pretendon se këta tregtarë kanë rënë dakord për pagesat ndaj Myftinisë, por të dhënat tregojnë një tjetër realitet: shitësit kanë pohuar se u është kërkuar nënshkrimi pa u sqaruar qëllimi dhe se shumë prej tyre nuk ishin në dijeni të plotë se dokumenti në fjalë legjitimonte mbledhjen e parave nga Myftinia. Sipas tyre, ata mendonin se po firmosnin për përmirësimin e kushteve të shitjes.

Edhe pse Komuna ka lëshuar për përdorim të tregtarëve çdo të enjte pjesën ku bëhet tregu Nesimi sipas tyre refuzon të largohet, duke shpërfillur ligjin dhe thirrjet e komunës, e cila disa herë ka apeluar te tregtarët që të mos bëjnë pagesa të padrejta. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sigurohen dëshmi materiale për ndërhyrjen e “njerëzve të Shaqir Fetahut” në FSHI, a janë video apo SMS?

Story i radhës

Ziberi: Kushtet në Burgun e Idrizovës alarmante, dy të burgosur shfrytëzojnë një shtrat ose flenë në dysheme

Të fundit nga

ShkoLartë