Një delegacion ukrainas do të takohet me një delegacion rus të hënën, më 28 shkurt, për bisedime në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, pas garancive të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, raporton CNN.
Njoftimi erdhi të dielën pasi forcat ukrainase u angazhuan në luftime të ashpra me trupat ruse në qytete të shumta anembanë Ukrainës.
Rusia po përballet me dënimin universal dhe sanksionet e shtuara nga fuqitë perëndimore për sulmin e paprovokuar të Moskës ndaj Ukrainës, tashmë në ditën e katërt.
Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin tha se bisedimet do të zhvillohen të hënën në mëngjes sipas kohës lokale./REL