Takimi Micevski – Meidani

1 minut lexim

Shkup, 10 tetor – Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Maqedonia Jote”, Nikolla Micevski, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani.

Duke i uruar punë të suksesshme ambasadorit të ri të Shqipërisë, koordinatori Micevski shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve fqinje dhe besimin se ambasadori do të japë kontribut të rëndësishëm në thellimin e ardhshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Meidani tha se Shqipëria është e përkushtuar për aspiratën e përbashkët për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian, si dhe për shkëmbimin e përvojave në drejtim të nxitjes së reformave dhe proceseve demokratike.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen ide dhe mënyra të reja për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe faktin se të dyja vendet ndajnë vlera dhe kontribut të përbashkët në bashkëpunimin rajonal.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Konate për Mbappen: Nuk e di çfarë do të bëja në vendin e tij

Story i radhës

Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”

Të fundit nga