takimi me xhejms obrajan grubi perkrahja e shba ve ka qene dhe mbetet jetike 6568680a28a5c

Takimi me Xhejms O’Brajan, Grubi: Përkrahja e SHBA-ve ka qenë dhe mbetet jetike

November 30, 2023
1 minut lexim

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kolegë ministra realizuan takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, Xhejms O’Brajan dhe Ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, Angela Aggeler.

Fokusi i bisedës së takimit, siç njofton zëvendëskryeministri parë, ka qenë angazgimi serioz i Maqedonisë së Veriut në procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve demokratike parlamentare dhe presidenciale, si dhe vazhdimin e realizimit të reformave.

“Bashkë me Kryeministrin Kovaçevski mirëpritëm sot në takim Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, z. Xhejms O’Brajan dhe Ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, znj. Angela Aggeler. Potencuam fokusin serioz të vendit tonë në procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve demokratike parlamentare dhe presidenciale, vazhdimin e realizimit të të gjitha reformave të nevojshme dhe rëndësinë e madhe që ka për ne Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor si qasje e re për integrimin tonë më të shpejtë. Përkrahja e SHBA-ve ka qenë dhe mbetet jetike në çdo etapë të zhvillimit tonë të mëtejshëm demokratik”, është deklaruar pas takimit zëvendëskryeministri i parë – Artan Grubi.

https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid051Z4on5vE8thWAiFm1KkXsYKE3BQj5mrCUYxA7oxugnCWB9vUoqb4voGgci3z76al/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ten hag une e di si ta dergoj manchester united te lavdia 6568652c62d8a
Story i mëparshëm

Ten Hag: Unë e di si ta dërgoj Manchester United te lavdia!

apple shpall aplikacionet dhe lojera fituese te app store per 2023 65686b7e90021
Story i radhës

Apple shpall aplikacionet dhe lojëra fituese të App Store për 2023

Të fundit nga

ShkoLartë