Takimi me Ramën, flet nënë Liza: Nuk të jep shtëpi ai, është mashtrim

February 12, 2022
1 minut lexim

Nënë Liza u takua të enjten me Kryeministrin Edi Rama së bashku me dy banorë të tjerë të lagjes “5 Maji” në Tiranë të cilëve po u shemben shtëpitë.

Sonte, nënë Liza ka ardhur në emisionin Zonë e Lirë për të komentuar pikërisht takimin me Kryeministrin Edi Rama.

Nënë Liza thotë se nuk beson asnjë premtim që i bëhet.

“Unë e di që nuk jep shtëpi asgjë ai. Është mashtrim. Qysh se foli, me mua nuk flitet kështu. Ky shtet nuk më gënjen më. Do i japim shtëpitë tha, pse bën luftë me shtetin. Ti do t’i marrësh shtëpitë tha me taksat e shqiptarëve. Nuk ka marrëveshje me asnjeri. Unë i dua me shkrim e me vulë e me firmë e me të gjitha gjërat. As është caktuar vendi”, tha ndër të tjera nënë Liza.

Banorët e zonës “5 Maji” në kryeqytet po protestojnë prej disa ditësh për shembjen e banesave të tyre, por nga bashkia dhe qeveria thonë se të gjithë do të përfitojnë banesat e reja në pallatet që do të ndërtohen sipas metrave katrorë që i kanë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kosova garon si shtet në Beograd, kjo është sportistja që garoi sot

Story i radhës

18-годишна девојка касната од улично куче во Драчево

Të fundit nga

ShkoLartë