Takimi i parë i grupit punues për aksin Tetovë–Prizren, një hap konkret drejt lidhjes që e meritojmë!

June 4, 2025
1 minut lexim

Me fillimin e punës së grupit punues për aksin Tetovë–Prizren, po hedhim hapin e parë drejt një lidhjeje që për dekada ka munguar, por që tashmë po bëhet realitet. Ky projekt nuk është vetëm një rrugë, është një korridor zhvillimi që e lidh natyrshëm Pollogun me Dukagjinin, forcon ekonominë, lehtëson lëvizjen dhe afron njerëzit.

Në takimin e parë të grupit punues, u diskutuan hapat e mëtejshëm për realizimin e projektit dhe zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, mori përsipër shtyrjen përpara të të gjitha procedurave burokratike që projekti të ecë me dinamikë dhe pa vonesa. Ky është vetëm fillimi dhe VLEN të punojmë për projekte që bëjnë diferencën në jetën e qytetarëve tanë.

Me përkushtim për zhvillim dhe bashkëpunim.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Aida Doçi me dedikim emocionues pasi u bë nënë për herë të dytë: S’më dhemb trupi, por zemra

Story i radhës

Mucunski për vizitë në Paris, fokusi në riafirmimin e përkrahjes franceze për eurointegrimet

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë