Takimi i Kurtit me ministrat, Kryeziu jep detaje: Nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme

August 18, 2023
1 minut lexim

Mbledhja e sotme e Qeverisë së Kosovës “nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme”, ka thënë zëdhënësi Përparim Kryeziu, referuar arrestimit të dy zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, si dhe pronarit të furrës/restaurantit “Buk e Zemër”, Ridvan Muharremi, të njohur ndryshe edhe si “njeriu i Kurtit”, të përfshirë në aferën e grurit dhe vajit.

Kryeziu thotë se takimi i Kurtit me ministrat u bë për arsye të tjera të planifikuara më herët, siç thotë ai, për të diskutuar për “mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës”.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim intern me kabinetin qeveritar, siç ishte planifikuar një javë më parë. Nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës”, ka thënë Kryeziu.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Haradinaj pas arrestimeve në MINT: Kurti i sëmurë për pushtet, shkarkimi i qeverisë është zgjidhja e vetme

Story i radhës

Bebe Rexha nominohet për një nga çmimet më të rëndësishme në ‘People’s Choice Awards 2023’

Të fundit nga

Kuvend/ Filipçe propozon axhendën e takimit

Kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe, në seancën e Këshillit Nacional për Eurointegrime theksoi që protokollet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe puna e Komisionit për Çështje Historike, janë temat që do
sqmken
ShkoLartë