Takimi i dytë nën drejtimin e Gazment Bardhit/ Deputetët e PD dhe aleatët mblidhen sërish në Kryesinë e Kuvendit

1 minut lexim

Një takim me dyer të mbyllura po zhvillohet sot ku marrin pjesë Gazment Bardhi dhe Sali Berisha si dhe deputetëve që i mbështesin.

Ky është takimi i dytë i cili u paralajmërua në takimin e një jave më parë, ku morën pjesë 43 deputetë të PD.

Gazetari Osman Stafa raporton se ditën e  sotme deputetët pritet të firmosin kërkesën që do t’i drejtohet Kuvendit për të ngritur komisionin për hetimin e koncensioneve në shëndetësi, për hetimin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS, dhe komisionin për hetimin e konfliktit të interesave për pushtetarët.

Në këtë mbledhje marrin pjesë më shumë se 33 deputetë, por nuk ka konfirmim për numrin e saktë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pritet vetëm vendimi zyrtar, Polonia do të shkarkojë Fernando Santos

Story i radhës

Von der Leyen: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës është në BE

Të fundit nga