Takimi Besimi-Bowman: Përpjekjet dhe investimet e përbashkëta do të jenë kyçe për tejkalimin e krizës dhe sigurimin e zhvillimit

April 28, 2022
min lexim

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH, ofron përkrahje të vazhdueshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut në realizimin e projekteve aktuale, ndërsa kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen në projektet e sferës së energjisë së gjelbër, infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.

Investimet do të kenë rol kyç në periudhën e ardhshme për të arritur rritjen ekonomike.

Kriza energjetike, dëshmoi se për tejkalimin e saj janë posaçërisht të rëndësishme përpjekjet dhe investimet e përbashkëta në sektorin e energjetikës, si dhe sigurimin e prodhimtarisë nga kapacitetet vendase.

Kjo gjë, u konstatua në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me nënkryetarin e BERZH-it për politikë dhe partneritet, Mark Bowman, Drejtorin e përgjithshëm të institucioneve financiare të BERZH-it, Francis Malige dhe drejtorin e BERZH-it përgjegjës për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andi Aranitasi.

Ministri i Financave në këtë takim potencoi përkrahjen aktive dhe të përkushtuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ndaj Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me avancimin e përgatitjes dhe implementimit të projekteve prioritare, ku theksoi bindjen se bashkëpunimi i suksesshëm dhe afatgjatë ndërmjet Ministrisë së Financave dhe BERZH-it do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Qeveria e RMV-së ndërmerr hapa kyçe në ballafaqimin me ndikimin e krizës së çmimeve dhe krizës energjetike. Në kushte të krizës energjetike, është e rëndësishme që të sigurohen energjensa nga burimet vetanake, përkatësisht të zgjerohen kapacitetet për prodhimitarinë e energjisë elektrike prandaj është e mirëseardhur përkrahja e institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht e BERZH-it.

Pakoja e masave të Qeverisë për përkrahjen e standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive është në vlerë prej 400 milionë eurove. Me qëllim që të zbutet rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe asaj termike, për përkrahjen e EMV-së nga Buxheti u destinuan 10.6 miliardë denarë. Për ruajtjen e likuidtetit të kompanisë, BERZH-i ofroi përkrahje financiare për EMV-në në vlerë prej 100 milionë eurove, që është në procedurë të sigurimit të tyre.

Me përkrahjen financiare të BERZH-it në sferën e infrastrukturës energjetike, janë duke u realizuar projektet për plantacionin fotovoltaik diellor 10 megavat i ndërtuar në minierën e vjetër të thëngjillit në Oslome, fotovoltaikët diellorë 30 megavat në Manastir, si dhe nënstacionin e ri të energjisë elektrike në Ohër.

Gjithahstu, u theksua se gazi natyror është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe nevojitet përkrahje për përmbylljen e kornizës financiare lidhur me interkoneksionin ndërkufitar të gazit me Greqinë, për të cilin tashmë janë siguruar 25 milionë euro nga BEI dhe 12 milionë euro nga granti i WBIF-së.

Investimi është në vlerë prej 53 milionë eurove. Së bashku me BERZH-in punojmë edhe në ndërtimin e gazsjellësit Shën Nikollë – Veles dhe Gostivar – Kërçovë.

Në këtë takim u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut vlerëson përkrahjen e BERZH-it lidhur me rehabilitimin e pjesës lindore të linjës hekurudhore të Korridorit 8, respektivisht për aksin e fundit Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë.

Ky projekt është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, nëse e marrim parasysh se është një segment i rëndësishëm i bisedimeve të fundit me palën bullgare. Për realizimin e këtij projekti strategjik, parashihen 152.45 milionë euro nga granti i WBIF-së dhe 60 milionë euro nga IPA, ndërsa pjesa tjetër e nevojshme deri në vlerën 400 milionë euro, do të sigurohet përmes kredive nga BERZH-i dhe BEI.

Gjithashtu, në kuadër të Korridorit 8, u theksua edhe rëndësia e projektit lidhur me ndërtimin e hekurudhës Kërçovë-kufiri me Shqipërinë, me ç’rast kërkohen mjete financiare. Në ndërkohë, po aq e rëndësishme është edhe përkrahja e BERZH-it në ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë, ku nga BERZH-i gjatë këtij viti në muajin qeshor, pritet miratimi për të në mënyrë formale.

Ministria e Financave dhe Qeveria kanë një pikësynim ambicioz për ta përkrahur rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rritjen e përshpejtuar. Përpjekjet e tyre orientohen drejt arritjes së normave të rritjes mbi 5%. Plani i rritjes së përshpejtuar, në këtë drejtim ofron përkrahje të koordinuar për nxitjen e investimeve të sektorit publik dhe atij privat në sferat e përcaktuara prioritare, si dhe burimeve të financimit.

BERZH-i është investitori kryesor institucional në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjatë 30 viteve të kaluara ka investuar mbi 2.2 miliardë euro në 159 projekte në vend.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ten Hag zgjedh sulmuesin

Story i radhës

(VIDEO) Mogerini: Fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën në interes të BE-së

Të fundit nga

Tayna hyn në Big Brother VIP Kosova 3

Këtë të hënë në shtëpinë më të madhe në vend Big Brother VIP Kosova 3, do të hyjë Tayna. Për të kuptuar më shumë se në çfarë roli do të jetë ajo

Shefi ekzekutiv i Jeju Air kërkon falje

Duke folur në televizionin e Koresë së Jugut, shefi ekzekutiv i Jeju Air u ka kërkuar falje viktimave të rrëzimit të avionit. Kim E-bae shtoi se shkaku i saktë i incidentit ishte
ShkoLartë