“Takimet e Gjeçovit” konfirmojnë vlerat dhe identitetin kombëtar

Për herë të 52-të me radhë është mbajtur manifestimi tradicional “Takimet e Gjeçovit”, në fshatin Zym të Hasit të Priztenit. Aty u tha se duhet ta lartësojmë dëshirën tonë për të ardhmen në paqe dhe në dashuri me njëri-tjetrin.

Manifestim ky që mbahet me rastin e 110 vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtarë në Zym të Hasit, në të cilin u zhvillua një program kulturor artistik. Në këtë manifestim ishte edhe ekspozita të veshjeve tradicionale të Zymit, gatime tradicionale dhe promovimi i veprave të ndryshme.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ky takim konfirmon vlerat tona kombëtare.

Totaj: Përmes takimeve të Gjeçovit ritheksohet identiteti kombëtar

“Jemi në një tubim tradicional për të përkujtuar një personalitet kaq të madh sikur që ishte Shtjefën Gjeçovi. Është shumë e rëndësishme që përmes takimeve të Gjeçovit t’i konfirmojmë vlerat tonë kombëtare por njëkohësisht të ri theksojmë identitetin tonë kombëtar. Është shumë mirë që këto takime tashmë tradicionale të mbahen për herë të 52-të, është përvjetori i 52, dhe po më duket se çdo vit e më tepër po marrin peshë specifike, sepse numri i të pranishmëve këtu ri konfirmon këtë”, tha ai.

Me këtë rast, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji tha se sot duhet të lartësohet e ardhmja për paqe me njeri-tjetrin, dhe të nderohen burrat saç e kanë nderuar Zymin ata.

Gjergji: Të dëshmojë se jemi punëtor të paqes në botë

“Me gjithë qejf vij këtu po thuajse për çdo vjet, për të mbështetur organizatorin, këtë vend këtu që nga e lashta na i bien të ardhmen sot. Sepse në këtë vend nëpërmjet Gjeçovit e figurave të ndryshme që promovohen në botëkuptimin tonë ne me një sy që të shohim të kaluarën…08:48 Sot, them që do të kujtojmë 110 vetorit e ngritjes së flamurit, që është sigurisht krenari e jona që nga Vlora deri në Zym, e kudo që është ngritur flamuri kuq e zi. Por, ne sot duhet ta lartësojmë dëshirën tonë për të ardhmen në paqe dhe në dashuri me njëri tjetrin…Duhet të jemi ata të cilët duhet ta lartësojmë të ardhmen tonë dhe të dëshmojë se jemi punëtor të paqes në botë, jo vetëm të paqes mes nesh’, tha Gjergj.

Zëvendësministri i kulturës, Sylejman Elshani premtoi mbështetje për këtë fshat.

Elshani: Fshati Zymë do të jetë një vëmendje e veçantë nga MKRS

Fshati Zym ka marrë një vëmendje në kuadër të programit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke ruajtur hapat e trashëgimisë kulturore i cili ka ky fshat…Fshati Zymë do të jetë një vëmendje e veçantë nga MKRS ku do të mbështetet dhe do të jetë një trashëgimi kulturore si turizëm malor. Ne si ministri do jemi gjithmonë afër fshatit Zym dhe do t’i mbështesim të gjitha aktivitetet kulturore të cilat organizon ky fshat”, tha ai.

Ky manifestim është organizuar nga Klubi Letrar “Shtjefan Gjeçovi”, në Zym në bashkëpunim me Ministrie Kulturës dhe Komunën e Prizrenit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Iljasa Zulfiu gati ndaj Lirisë: Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm të lojërave 

Story i radhës

Brentford çudit Chelsean

Të fundit nga