“Takime për fotografi”, “ekselente”, Canaj e Gashi flasin për takimet e Osmanit e Kurtit në ShBA

October 1, 2024
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të OKB-së.

Të dy liderët kanë zhvilluar takime të ndryshme me homologë të tyre dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

E për takimet e tyre, analistët, ka dhënë vlerësime të ndryshme.

Për ish-diplomatin Blerim Canaj, për takimet e Kurtit të cilën e ka vlerësuar si kryeministër “shumë të dobët” duhet të pritet se çfarë do të prodhojnë, ndërsa ka thënë se Osmani duket se ka pas takime të nivelit më të lartë.

“ Kemi një kryeministër goxha të dobët në hapat e tij politik, apo një kryeministër i cili hapat politik po i merr për konsum të brendshëm. Presidentja, ka disa takime që duken të jenë më të avancuara, mirëpo kur vije puna për premtimet që i jep presidentja atëherë kush është ai që i realizon aton. Në këtë kontekst shihet edhe pozicioni më i dobët i saj dhe janë disa fotografime që më shumë duken për fotografi”, ka thënë Canaj.

E për avokatin Tomë Gashi takime si të Osmanit dhe të Kurtit kanë qenë “ekselente”

“Janë takime ekselente të presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti por janë të njëjtit që do të jenë në pushtet pas zgjedhjeve të shkurtit”, ka thënë Gashi.

Ai duke folur për raportet e Kurtit me ShBA-në, ka thënë se ato janë shumë të mira.

“Super mirë i ka, bile me amerikanët i ka më së miri”, tha Gashi.

Presidentja e Kosovës gjatë qëndrimit në ShBA është pritur nga presidenti amerikan Joe Biden, sekretari i shtetit Blinken ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien

Ajo ka marrë pjesë edhe në drekën me liderët e Ballkanit Perëndimor të ftuar nga shefi i BE-së, Josep Borrell.

Kurti ka zhvilluar disa takime me homologë e ministra të vendeve të ndryshme. Poashtu ka takuar ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien e të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një tjetër natë pa gjumë në Bejrut!

Story i radhës

Kreu i ri i delegacionit të Parlamentit Evropian flet për dialogun dhe perspektivën evropiane të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë