Shkup, 17 dhjetor – Rrjeti i fermerëve të rinj sot do të mbajë takim vjetor. Në takim është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski.
Rrjeti i fermerëve të rinj funksionon në kuadër të Federatës nacionale të fermerëve. Është formuar nga nevoja për përfshirje më të madhe të fermerëve të rinj të moshës deri 40 vjeç në sjelljen e vendimeve dhe rregullativave ligjore me qëllim të përforcimit dhe përmirësimit të gjendjes së përgjithshme dhe integrimit më të shpejtë në ndryshimet shoqërore.
Burimi: zhurnal.mk