Takim Osmani-Dendias

min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së realizoi takim me homologun e tij grek, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Dendias.“Katër vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, me Greqinë arritën të ndërtojmë marrëdhënie strategjike, me dinamikë dhe zhvillim të parashikueshëm, që mund të reflektohet si në dialogun tonë të vazhdueshëm politik, ashtu edhe në bashkëpunimin tonë ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar”, theksoi Osmani pas takimit. Në këtë kontekst, shprehu kënaqësi për gatishmërinë e Qeverisë së Greqisë për ta ndihmuar Maqedoninë e Veriut në ballafaqimin me sfidat e energjisë elektrike.

Gjatë bisedës u ritheksua rëndësia e marrëveshjes së arritur të Prespës, e cila sot shërben si model për zgjidhjen e suksesshme të çështjeve të hapura bilaterale ndërmjet dy shteteve fqinje, rëndësia e implementimit të mëtejshëm të Marrëveshjes, si dhe vendosmëria e të dyja palëve të vazhdojnë përpjekjet në këtë drejtim, me çka do të përmbushen qëllimet e Marrëveshjes dhe Planit Aksionar për bashkëpunim.

Lidhur me perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, të dy ministrat e përshëndetën mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Ministri Dendias i riafirmoi qëndrimet e qarta të Greqisë për mbështetje të fortë dhe të vazhdueshme për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane, si dhe mbështetjen për vendet tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor në integrimet e tyre evropiane dhe euro-atlantike.

Vëmendje e veçantë iu kushtua sfidave lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në duke filluar nga 1 janari.

Marketing

Story i mëparshëm

Pendarovski: Të mos lejojmë që gjuha diskriminuese të shndërrohet në gjuhë të urrejtjes

Story i radhës

Semi Jaupaj paralajmëron projektin e saj të ri muzikor

Të fundit nga