Takim jashtë kamerave me princin arab të Kurorës? Deklarohet Rama

min lexim

Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të premte në Vlorë, ku siç e tha dhe vetë ai, po mobilizohet kantieri i Portit të Ri.

Nga Vlora, kreu i qeverisë pranoi se ka shkuar në Athinë ku zhvilloi një takim me princin e Kurorës së Arabisë Saudite jashtë kamerave.

“Isha në Athinë ku takova Princin e Kurorës i cili më ftoi të shkoja atje sepse pati një ndalesë në Athinë. Ndalesa e Shqipërisë u shty për një moment të dytë. Aty u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite në Greqi dhe për  t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone energjinë diellore që kanë të plan të prodhojnë në sasira marramendëse”, theksoi Rama.

Në lidhje me vizitën e tij në qytetin bregdetar, ai njoftoi më herët:

“Vlorë – Aty ku po mobilizohet kantieri i Portit të Ri të Vlorës; një port i integruar ku përveç anijeve të mallrave do të ankorohen anijet e peshkimit, tragetet e udhëtarëve, ndërkohë që brenda gushtit do të instalohen dy anije prodhuese të energjisë elektrike”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Publikohen foto jozyrtare të Galaxy Z Fold dhe Z Flip dy javë përpara debutimit

Story i radhës

Vuçiç: Serbia është e gatshme ta ndihmoj Maqedoninë e Veriut me energji dhe ushqime

Të fundit nga