takim i mucunskit me perfaqesues te keshillit evropiano australian te biznesit thellim i bashkepunimit mes maqedonise se veriut dhe australise 67ab0c759c71e

Takim i Mucunskit me përfaqësues të Këshillit evropiano-australian të biznesit: Thellim i bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Australisë

February 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 shkurt – Thellimi i bashkëpunimit ekonomik ishte në fokus të vizitës së punës të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në Australi.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, nëa të drejtim, ai dje realizoi takim me përfaqësues të European Australian Business Council (EABC), platformë kryesore për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes Evropës dhe Australisë.

Në takim u bisedua për mundësitë për avancim të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, rritje të këmbimit tregtar dhe tërheqje të investimeve. Theks i veçantë u vendos në potencialin për bashkëpunim në fushat e energjetikës, infrastrukturës dhe teknologjive të reja.

large

“Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut janëfuqishëm të përkushtuara ndaj tërheqjes së investimeve të reja të huaja. Klima stabile afariste dhe mbështetja e fuqishme për kompanitë e huaja dhe vendore e bëjnë shtetin tonë destinacion atraktiv për investim, jo vetëm në rjaon, por edhe në Evropë”, theksoi ministri Mucunksi.

Me atë rast, ai theksoi se përforcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mbetet një prej prioriteteve në zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, qëndron në kumtesën e MPJdheTJ.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

loredana pranon se ka qene nen hijen e jozit 67ab07c588a91
Story i mëparshëm

Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit

pamje edi rama humb kontrollin gjate lidhjes direkt ne rrjetet sociale perplas tavolinen edhe shan 67ab116176885
Story i radhës

Pamje: Edi Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë