Takim i ministrit Mucunski me ambasadorin e Shqipërisë, Mejdani

June 11, 2025
1 minut lexim

Getting your Trinity Audio player ready…

Shkup, 11 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Mejdani.

Në takim, siç bën të ditur Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk u diskutua për rëndësia e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se përfundimi me sukses i perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kontribuojë në forcimin e zhvillimit rajonal, stabilitetit dhe sigurisë.

“Së bashku e riafirmuam angazhimin tonë si vende fqinje dhe aleatë të NATO-s për të vazhduar me intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, shkroi Mucunski.

Në fokus ka qenë dhe mundësia për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, rritjen e shkëmbimit tregtar dhe realizimin e projekteve infrastrukturore që lidhin qytetarët tanë.

Mucunski në Fejsbuk publikoi se në takim u shkëmbyen mendime dhe për çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Latifi: Shkupi në qendër të hartimit të së ardhmes energjetike të Evropës

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë