Sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, prof. dr. Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së tij në Roterdam, me rastin e Kongresit të PPE-së, u takua me Roberta Mecolan, kryetare e Parlamentit Evropian.
Roberta Mecola është pjesë e PPE-së.
Në takim u theksua nevoja për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE. Ndërsa, presidenti Mickoski theksoi se populli ynë e meriton dhe se vendi i Maqedonisë është në BE, por u theksua edhe shantazhi bullgar, të cilët janë të gjitha joevropiane dhe që e mohojnë gjuhën dhe identitetin tonë.
Zonja Mecola e theksoi mbështetjen që Maqedonia ka nga institucionet e Unionit dhe se ajo do të vazhdojë.
Presidenti Mickoski shprehu besim të thellë se qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do të vazhdojë fuqishëm në rrugën drejt BE-së.