1
Shkup, 30 tetor – Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale sot janë nikoqir të takimit të 23-të të Komitetit të përbashkët konsultativ ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të BE-së (KPK). Delegatët në këtë organ janë nda radhët e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve nga vendi ynë dhe nga vendet e Bashkimit Evropian.
Takimi do të mbahet në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, ndërsa do ta hapë kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.
Në kuadër të temës së parë “Zhvillimi në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, e cila është konstante në takimet e KPK-së, do të drejtohen ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski, shefi për bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së në vendin tonë Stefan Hudolin dhe kryetari i Komisionit CIVEX (Komisioni për shtetësinë, qeverisjen, çështjet institucionale dhe të jashtme pranë Komitetit Evropian të Rajoneve Patrick Molinoz.
Tema e dytë e këtij takimi i kushtohet “Tranzicionit digjital, veçanërisht në shërbimet publike lokale dhe rajonale”. Në këtë pjesë janë parashikuar fjalime të zëvendës-ministrit për transformim digjital, Radosllav Nastasijeviq Varxhinski, raportuesit të Komitetit të rajoneve për Përforcimin e pushtetit lokal dhe demokracisë përfaqësuese përmes instrumenteve të reja për teknologji digjitale, Rait Pixheglas, përfaqësues nga NALAS dhe ALDA.
Komiteti i përbashkët konsultativ ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian (KPK) përbëhet nga gjithsej 22 delegatë, gjegjësisht nga 11 delegatë nga të dyja palët, ndërsa zgjidhen edhe zëvendësit e tyre, të gjithë nga radhët e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve. Me këtë organ, i cili mban maksimumi dy takime gjatë një viti, prej të cilëve një në Bruksel dhe tjetrin në Shkup kryesojnë dy bashkëkryesues. Bashkëkryesuesi aktual nga vendi ynë është Danella Arsovska, kryetare e qytetit të Shkupit, ndërsa nga Komiteti i Rajoneve është Jasna Gabriq, anëtare e e Kuvendit të Komunës Tërbovlje (Republika e Sllovenisë) dhe anëtare e Komiteti Evropian të rajoneve.
KPK është themeluar në vitin 2008 me qëllim që të përgatisë bazën për zgjerimin e BE-së përmes promovimit të dialogutpolitik dhe bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve lokale dhe rajonale.
BURIMI: zhurnal.mk