Takim bilateral ndërmjet AShMA dhe AMA

February 2, 2022
1 minut lexim

Përfaqësues të Agjencisë për Shërbime Mediatike audio dhe Audiovizuele në vendin tonë sot relizuan takim me përfaqësues të Agjencisë së Mediave Audiovizive të Republikës së Shqipërisë (AMA).

Nga AShMA njoftojnë se autoritetet e mediave diskutuan për aktivitetet që kanë të bëjnë me harmonizimin e rregullores së medias vendase me atë evropiane, çështjet e hapura që prekin atë proces dhe mënyrën e tejkalimit të tyre, ku theksi u vu gjithashtu në detyrimet që rrjedhin nga Direktiva e rishikuar për Shërbimet Mediatike Audioviziuele.

Sipas AShMA, gjatë takimit u shkëmbyen edhe informacione për aktivitetet lidhur me monitorimin e përfaqësimit mediatik zgjedhor në të dyja vendet dhe rregullat për RPP, përfaqësimin gjinor në media dhe rregullat për mbrojtjen e audiencës së mitur.

Në fund të takimit u konstatua se bashkëpunimi duhet të vazhdojë për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e rregullimit të mediave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryetari Haliti priti në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka

Story i radhës

Retorika nxitëse e partive, sinjal për zgjedhje të reja

Të fundit nga

ShkoLartë