Takim Besimi – Varheleyi:RMV e përkushtuar drejt perspektivës së BE-së dhe arritjes së standardeve evropiane

February 21, 2022
min lexim
Fatmir Besimi, on the left, and Olivér Várhelyi

Perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pritshmëritë nga presidenca franceze për progresin e procesit të hapjes së negociatave për anëtarësim ishin temat kryesore të takimit të realizuar në Bruksel, të ministrit të Financave Fatmir Besimi me komisionerin për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Oliver Varheleyi.

Në këtë takim u potencuan gjithashtu prioritetet e Ministrisë së Financave të orientuara drejt përforcimit të procesit reformues në fushën e menaxhimit me financat publike, përshpejtimit të rritjes përmes investimeve dhe konsolidimit të njëkohshësishëm fiskal, si dhe reformave të parapara në Programin për reforma ekonomike për periudhën 2022-2024, ku tashmë veçse kanë filluar konsultimet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe KE-së, që nënkupton arritje të standardit të BE-së.

Do të fokusohemi në zbatimin e Planit ekonomik dhe investues që të mundësojmë arritjen e pikësynimeve të axhendës për anëtarësim në BE, duke përfshirë këtu edhe zbatimin e Axhendës së Gjelbër, Tranzicionin dixhital, si dhe politikat dhe strategjitë e tjera të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, theksoi ministri Besimi në takim, ku i falenderoi për përkrahjen e ofruar ndaj vendit tonë nga BE-ja për ballafaqimin me pasojat nga pandemia e Kovid 19, si dhe për zbatimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore.

Gjithashtu, qeveria është përkushtuar në mënyrë të fuqishme për përforcimin e kapaciteteve të strukturave të IPA-s dhe vlerëson rezultatin nga progresi i programit të IPA-s për vitin 2021. U miratua e dhe Plani aksional për krijimin e strukturës së IPA-s ndërsa strukturat nacionale punojnë me përkushtim në implementimin e programit rrjedhës të IPA 2 me qëllim që të shfrytëzohen sa më shumë mjetet e ndara.

Ministri theksoi se Qeveria e re vazhdon përkushtimin e saj sa i përket vazhdimit të rrugës drejt BE-së dhe se nuk ka alternativë tjetër, ndërsa ndarja e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë do të ndikojë në kredibilitetin e të gjithë procesit të zgjerimit. Pritshmëritë e RMV-së nga presidenca franceze janë vazhdimi i përpjekjeve për tejkalimin e bllokadës nga Bullgaria. Qeveria është e gatshme që ta vazhdojë dialogun me Bullgarinë për t’i tejkaluar të gjitha çështjet që janë duke u diskutuar për bashkëpunimin sektorial dhe për të arritur zgjidhje konsensuale dhe të pranueshme për të dyja palët.

General view of the meeting

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse dhe kush e sulmon historianin Jusuf Buxhovin?!

Story i radhës

Kuvendi vendos për rrogën minimale, a do ta përkrah edhe opozita?

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë