Takim Besimi-Ageler: RMV hedh hapa vendimtare drejt BE-së

December 2, 2022
min lexim

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, sot në Ministrinë e Financave takoi ambasadoren e re të SHBA-së në vend, Angela Price Aggeler.

Marketing

Në këtë takim, ministri Besimi i uroi ambasadores mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm me bindje për përforcim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe përkrahjes së SHBA-së në zbatimin e reformave.

“Qeveria e SHBA-së i ofron përkrahje sinjifikative RMV-së në përpjekjet e destinuara për rritjen dhe stabilitetin ekonomik, si dhe përforcimin e praktikave demokratike të institucioneve”, tha ministri Besimi.

Gjithashtu, ministri Besimi theksoi se pavarësisht të gjitha sfidave, RMV-ja hedh hapa vendimtare në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Në fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit, Ministria e Financave është institucioni udhëheqës për 8 kapituj dhe është përfshirë në 4 klasterë nga gjithsej 6 të tilla. Njëkohësisht, Qeveria fokusohet në sigurimin e përkrahjes së kompanive dhe kategorive më të ndjeshme të qytetarëve për ballafaqim me pasojat e krizës së çmimeve dhe asaj energjetike.

SHBA-ja ofron përkrahje të fuqishme për eurointegrimet e Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa si anëtare e NATO-s, vendi ynë bëhet gjithnjë e më tërheqës për investime, me ç’rast krijohen perspektiva për rritje më të shpejtë ekonomike. Në këtë drejtim, sundimi i së drejtës dhe lufta  kundër korrupsionit do të jenë faktorët kryesorë në përmirësimin e klimës afariste dhe arritjes së qëllimeve strategjike për rritje të shpejtë, të qëndrueshme dhe inkluzive.

Në këtë takim, ministri e prezantoi Programin e reformës së menaxhimit të financave publike, i cili përfshin edhe Ligjin e ri të Buxheteve, si dhe vendosjen e Sistemit të Integruar Informativ të Menaxhimit me Financat (IFMIS), për zbatimin e të cilit, përkrahja nga Zyra e Asistencës Teknike të Thesarit të SHBA-së (OTA) do të ishte vendimtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët strategjikë më të rëndësishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve duhet të nxisin bashkëpunim më të thellë ekonomik në të ardhmen më të afërt.

Përmes Agjencisë së Zhvillimi Ndërkombëtar (USAID), SHBA-ja deri më tani ka investuar 800 milionë dollarë në vendin tonë, kryesisht në politika që destinohen në rritjen ekonomike dhe përforcimin e praktikave dhe institucioneve demokratike.

 

 

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vikendi sjell përballje interesante në Superligën e Kosovës në basketboll

Story i radhës

Begaj pritet në Vatikan, i flet Papa Françeskut për progresin e Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë