Takim ballë për ballë me Putinin? Ja çfarë thotë Zelensky

1 minut lexim

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se një takim ballë për ballë mes tij dhe Vladimir Putin tani duket i pamundur, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Në komentet e tij të fundit, Zelensky shtoi se mundësia e mbajtjes së më shumë bisedimeve me Rusinë është sfiduese, por nuk ka alternativë tjetër.

Agjencia ruse e lajmeve IFAX thotë se bisedimet po vazhdojnë midis dy vendeve.

Në lidhje me Bucha dhe tmerret që janë shpalosur atje, Zelensky tha se Ukraina do të kërkojë prova të krimeve të luftës me të cilat duhet të merren vendet e tjera dhe se shprehja “denazifikim” vlen më shumë për Rusinë sesa për vendin e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thaçi: Dy të tretat e maqedonasve mbështesin Rusinë

Story i radhës

Me fustanin shumë të shkurtër, Rihanna tregon barkun e rrumbullakosur dhe tatuazhet

Të fundit nga