tajvani zgjat kohen e sherbimit te detyrueshem ushtarak per shkak te kercenimit nga kina 63aade39ec177

Tajvani zgjat kohën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për shkak të “kërcënimit nga Kina”

December 27, 2022
1 minut lexim

Tajvani, i cili është në konflikt për çështjen e sovranitetit me Kinën, ka vendosur që nga viti 2024 të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në 1 vit me qëllim të “forcimit të kapacitetit mbrojtës nga sulmet e mundshme të Kinës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqësja e Tajvanit Tsai Ing-wen deklaroi se periudha e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili aktualisht është katër muaj, do të zgjatet në një vit nga 1 janari i viti 2024, njoftoi Agjencia Qendrore e Lajmeve (CNA).

Tsai potencoi se vendimi u mor me qëllimin “për të forcuar kapacitetin mbrojtës të ishullit kundër sulmeve të mundshme kineze”.

Ajo shtoi se paga mujore për shërbimin ushtarak do të rritet nga 6.510 dollarë të rinj të Tajvanit (212 dollarë) në 20.320 dollarë të rinj të Tajvanit (661 dollarë).

Vendimi do të zbatohet vetëm për meshkujt, shtetas të Tajvanit të lindur pas 1 janarit 2005.

Tensionet midis Pekinit dhe Washington-it u përshkallëzuan pasi Kina nisi operacione të paprecedentë ushtarake rreth Tajvanit në gusht, kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi bëri një vizitë të paparalajmëruar në shtetin ishull të vetëqeverisur.

Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949 pasi komunistët fituan luftën civile në kontinent. Të dyja palët thonë se janë një vend, por nuk pajtohen se cila qeveri ka të drejtën e udhëheqjes kombëtare në Tajvan. Pekini dhe Taipei nuk kanë marrëdhënie zyrtare, por janë të lidhura me miliarda dollarë në tregti dhe investime.

Kina e sheh Tajvanin si “provincë të shkëputur”. Pekini është zotuar të ribashkojë ishullin, duke përfshirë edhe me forcë nëse është e nevojshme.





MARKETING

RENT A CAR

spanje rritet numri i viktimave te autobusit qe ra ne lume 63aada02899aa
Story i mëparshëm

​Spanjë: Rritet numri i viktimave të autobusit që ra në lumë

ronaldo kerkon punetore paga eshte e madhe 63aadf9f96182
Story i radhës

Ronaldo kërkon punëtorë, paga është e madhe

Të fundit nga

ShkoLartë