Tahiri takon ish-Ministrin austriak të Mbrojtjes: Shtëpia pa miq nuk mbahet

1 minut lexim

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka takuar ish-Ministrin e Mbrojtjes të Austrisë, Friedhelm Frischenschlager.

Tahiri ka thënë se Kosova ka miq të vërtetë që kanë mbështetur vazhdimisht kauzën shqiptare.

“Gjithmonë kënaqësi që të takoj Dr. Friedhelm Frischenschlager një mik i madh i Kosovës dhe i familjes sime. Ai ka qenë Ministër i Mbrojtjes së Austrisë dhe për 20 vite deputet në Parlamentin e Austrisë dhe atë evropian. Kosova ka ende miq të vërtetë të cilët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në mbështetje të kauzës sonë për pavarësi dhe forcim të subjektivitetit ndërkombëtar”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se gjithmonë duhet të mbështetemi në këshillat e miqve.

“Kurrë nuk duhet të harrojmë kontributin e tyre dhe gjithmonë duhet të mbështetmi në këshillat e tyre, sepse shtëpia pa miq nuk mbahet. Faleminderit Friedhelm për pritjen dhe për kontributin tuaj për zhvillimin e Kosovës”, është shprehur Tahiri.

Story i mëparshëm

Lady Gaga tregon se si u takua me të fejuarin e saj, zbulon detajet e propozimit

Story i radhës

“Standard & Poor’s” rishikoi vlerësimin e saj të kredisë për Kompaninë Kombëtare Elektrike

Të fundit nga