“Tahiri s’e ka fituar lirinë, e kthejnë sërish në qeli ”- Ngjela: SPAK s’ka goditur në nivele të larta

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar lirimin nga qelia të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në një intervistë në Panorama TV ai tha se Tahiri nuk e ka fituar lirinë dhe po mbahet në shtëpi.

Sipas tij nëse kushtet nuk janë të mira, Tahiri mund të kthehet sërish në qeli. “A e ka pasur vërtetë raportin e mjekësisë ligjore nuk kam çfarë them unë. Po të dalin fakte të tjera, jam gati të flas.Ai nuk ka fituar lirinë. Ai është në arrest shtëpie. E mbajnë atje. Në rast se do shikojnë se kushtet nuk janë të mira e kthejnë prapë aty ku ka qenë.

Unë di vetëm ato që ka thënë media deri tani. Ajo dispozitë ligjore është e saktë. Pavarësisht se ka qenë ministër, humanizmi është humanizëm. Nëse ti vjen nesër dhe më thua që ato ishin të gjitha stisje. Ambasadorja tha keni për ta parë, prisni dhe ne po presim. Nuk ka problem. Jemi në pritur për të dëgjuar çfarë”, tha ai.

Ngjela tha se SPAK nuk ka goditur në nivele të larta dhe kjo gjë e ka zhgënjyer opinionin publik deri më tani.

“Ne shpresën e kemi te SPAK. Nëse SPAK mbështet korrupsionin duhet të humbasin shpresën. Fakti që SPAK nuk ka goditur në nivele të larta e ka zhgënjyer opinionin publik. Ministër, zv/kryeministër, deputet. Por duhet të shohim hap pas hapi”, u shpreh Ngjela.

Më tej ai u ndal edhe në çështjen e Fredi Belerit duke e konsideruar hap të gabuar ndërhyrjen e qeverisë greke.

“Çfarë pune ka qeveria greke me qeverinë shqiptare. Pse kush është Beleri? Personalitet i madh? Është kapur në flagrancë duke blerë vota. Nëse ia ka dhënë qeveria greke ka të drejtë të shqetësohet. E dini ju çfarë ndodh në Greqi me shqiptarët. Racizëm anti-shqiptar. Këta qepnin gojën”, deklaroi Spartak Ngjela.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet në Mitrovicën e Veriut

Story i radhës

”UÇK” lulëzon në parkun pranë Ibrit në Mitrovicë

Të fundit nga