Tahiri: PDK e LDK ia dijnë vlerën marrëveshjes reciproke me Serbinë, ndërkaq VV-ja jo

March 12, 2023
1 minut lexim

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ”nuk ia dinë vlerën marrëveshjes reciproke me Serbinë sepse nuk ka ekzistuar në kohën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës“.

Ndërkaq, sipas saj, vlerën marrëveshjes reciproke me Serbinë ia dijnë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke shtuar se ato janë pasardhëse të LDK-së dhe UÇK-së.

”PDK dhe LDK ia dijnë vlerën thelbësore të marrëveshjes me njohje reciproke, sepse janë trashëgimtare të UÇK dhe LDK, që janë realizuesit e pavarësisë së Kosovës, ndërsa VV dhe as Kurti nuk ia dijnë vlerën, sepse nuk kanë ekzistuar në kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës“, ka shkruar Tahiri në Facebook, të dielën.

Më 18 mars në Ohër do të zhvillohet takimi i radhës në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Josep Borrell, shef i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka deklaruar më 27 shkurt se ”Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që të  mos flasin më për planin franko – gjerman“, duke lënë të nënkuptohet se marrëveshja mund të nënshkruhet më 18 mars.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rita Ora s’i lë vend imagjinatës në paraqitjen e re me burrin e saj

Story i radhës

RMV, është arrestuar një kontrabandues i emigrantëve

Të fundit nga

ShkoLartë