tahiri beqa shoh perafrim qe partite e dikurshme opozitare do te behen bashke per ta formuar qeverine 681e760e02fb5

Tahiri-Beqa: Shoh përafrim që partitë e dikurshme opozitare do të bëhen bashkë për ta formuar qeverinë

May 9, 2025
1 minut lexim

Politologia, Arta Tahiri-Beqa thotë se në bazë të deklaratave të liderëve të ish-partive opozitare ka gjasa që të bëhen bashkë dhe ta formojnë qeverinë e re.

Ajo thotë se në bazë të deklaratave për qeverinë tranzicionale, partitë e dikurshme opozitare janë më të “buta”.

“Më shumë po e nuhas që tashmë opozita do të bëhet bashkë. Po shoh edhe deklaratat e AAK-së dhe të akterëve që me Bedri Hamzën si kryeministër edhe në ndërkohë po shoh që Lumir Abdixhiku po shihet pak më i butë karshi qasjes ish-opozitare. Dhe gjithë deklarimet ndaj qeverisë tranzicionale po më duken që më shumë duan të bëhen bashkë këto parti sesa të kemi shpresën te VV-ja.

S’po shoh përafrim me VV-në, edhe pse e kemi diskutuar që vetëm kjo do ta sillte një stabilitet politik dhe më shumë po e shoh që po shkohet në një kahje që partitë e dikurshme opozitare të bëhen bashkë karshi partisë së parë”, tha ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

lacivita flet per here te pare nese berisha do te udhetoje me te ne shba nuk flas ne emer te dash 681e6caf50471
Story i mëparshëm

LaCivita flet për herë të parë nëse Berisha do të udhëtojë me të në SHBA: Nuk flas në emër të DASH…

kv vellaznimi u 16 kampion i kosoves 681e79ceebd23
Story i radhës

KV Vëllaznimi U-16 kampion i Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë