Trajneri i boksit Agim Tahiraj, shpreson që boksierja kosovare Donjeta Sadiku, të kualifikohet më tutje – deri në medalje në Lojërat Olimpike Paris 2024.
“Shpresojmë që Donjeta të kualifikohet më tutje – në medalje, pasi që nga fillimi i vitit ka qenë në përgatitje nëpër kampe të ndryshme. Duke njohur Donjetën që me të vërtetë është një sportiste, është një punëtore shumë e madhe, dhe ka shpirtin e punës, dhe shpresojmë që do të vijë deri te medalja”, u shpreh ai.
Tahiraj tutje në Info Magazine, tha se për Kosovën është arritje që ka këtë numër të sportistëve, duke pasur parasysh faktin që është një shtet i ri dhe se numri i popullsisë është i vogël.
“Gjithmonë kemi pasur emra në boks, kemi pasur edhe fitues të medaljeve olimpike, andaj shpresojmë prapë. Për neve është gjë e madhe që jemi shtet i ri, me numër të vogël të banorëve, në krahasim me shumë shtete, që nuk kanë ndoshta numrin e sportistëve që kemi ne, një numër me nëntë sportist, për neve është një sukses”.
Burimi: botasot.info