Llapi tani ka qetësinë, ka përforcuar vendin e katërt me 50 pikë pas 30 jave në elitën e futbollit të Kosovës, po ashtu është në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, ku me 21 maj ndeshen me Dritën e Gjilanit.
Skuadra nga Podujeva kërkon të jetë edhe më lart në tabelë.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, ndihet krenar që me djelmoshat e tij sot fituan në Drenas me 2:0 ndaj Feronikelit.
Ai thotë se me ekipin që e ka e mund edhe Romën e trajnerit Jose Mourinho.
“Me formën momentale që kemi tash edhe Romën e Mourinhos e kishim deklasuar në futboll.
Forca djema! Vazhdojmë”, shkruan Batatina në profilin e tij në facebook.
Batatinës nuk ia mbush syrin as Roma e Mourinhos.