Tahir Batatina, kryetrajner i fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit të Podujevës, është ende në festën e Kupës, kësaj radhe ka një kërkesë interesante.
Llapi po përgatitet edhe për garat evropiane, me synime që të paraqitet sa më mirë dhe të kualifikohet sa më lartë.
“E kanë mësuar rrugën Kupat për Llap.
Por e kam një kërkesë tek Qeveria Kurti të mos e vonoj fillimin e autostradës nga Lebana deri në Podujevë se po vonohemi të arrijmë më shpejt të festojmë me “Legjendat”.
Koha për kupën e madhe po vjen dhe duhet të përgatitur”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.