Tabela e Superligës së Kosovës pas pesë xhirove
Janë kompletuar tashme pesë xhirot e para të Superligës së Kosovës në futboll, edhe pse disa ndeshje kanë mbetur pa u zhvilluar për shkak të angazhimeve të skuadrave në garat tjera.
Ndeshja e fundit e xhiros së pesë u zhvillua të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” ku Ballkani triumfoi me epërsi minimale 1-0 ndaj Dukagjinit.
Tabelën e kryeson Gjilani me 10 pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara, i ndjekur nga Prishtina me shtatë pikë dhe tri ndeshje të zhvilluara si dhe Ballkani me gjashtë pikë pas vetëm dy ndeshjeve.
Kjo është renditja e plotë:
Gjilani 10 pikë
Prishtina 7
Ballkani 6
Drita 5
Llapi 5
Drenica 4
Malisheva 3
Trepça ’89 2
Ferizaj 2
Dukagjini 1