Tabaku: Rama krenohet me suksese imagjinare, ndërsa shqiptari varfërohet

April 10, 2022
min lexim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kritikuar qeverisjen e Ramës, duke thënë se kryeministri krenohet me suksese imagjinare, ndërsa shqiptari varfërohet nga dita ditës.

“Mbi 42% e të ardhurave mesatare të një familje në Shqipëri shkojnë për të blerë produktet ushqimore bazë që është rritur”, tha Tabaku nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sipas saj buka është rritur me 16% në raport me një vit më parë, vezët janë shtrenjtuar me 10%, gjalpi është shtrenjtuar minimalisht me 20% njësoj si çdo nënprodukt tjetër i qumështit.

Tabaku u shpreh se shqiptarët paguajnë ende sot 90 mijë euro në ditë koncesionin e inceneratorëve ndërsa 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë në ditë.

Postimi i plotë

“Mbi 42% e të ardhurave mesatare të një familje në Shqipëri shkojnë për të blerë produktet ushqimore bazë që është rritur.

Vetëm buka është rritur me 16% në raport me një vit më parë, vezët janë shtrenjtuar me 10%, gjalpi është shtrenjtuar minimalisht me 20% njësoj si çdo nënprodukt tjetër i qumështit.

Në një krizë të tillë ku inflacioni shkoi në 5.7%, aq sa çfarë kishte paralajmëruar edhe opozita javë më parë, qeveria vazhdon të kënaqet me thërrimet e ndihmës që ka dhënë për shqiptarët.

Ndërkohë që vendet në zhvillim kanë nisur një plan masash për të lehtësuar politikat tatimore dhe jo vetëm, qeveria vazhdon të mbushë televizionet me propagandë njësoj si në Venezuelë.

Rritja e çmimeve për ushqimet dhe pijet jo alkoolike është 9.3% nga viti në vit. Ndërkohë që rrogat dhe pensionet janë po në vend numëro.

Duket se strategjia e qeverisë për të ndihmuar qytetarët është ajo e mbushjes së portofolave të tyre me gënjeshtra dhe alibi justifikuese.

E gjithë kjo situatë do rëndohet edhe më shumë në xhepat e secilit qytetar. Shumë shpejt do të paguajmë më shtrenjtë borxhin publik që qeveria ka marrë për luksin dhe për PPP-të nga rroga e qytetarëve.

Papunësia do të rritet ndërsa vendi do të bie në një stagflacion që është përherë edhe më evident për këdo.

Po jetojmë në kohë të një krize të thellë ekonomike dhe inflacioniste që do të fshijë të ardhurat e pakta edhe kursimet e pakta që janë mbledhur.

Qeveria vazhdon të bëj sehir dhe të shesë propagandë nga sallat luksoze duke u krenuar për suksese imagjinare ndërsa shqiptari varfërohet.

Paguajmë ende sot 90 mijë euro në ditë koncesionin e inceneratorëve ndërsa 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5 USD në ditë!”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Vetëm 5 pacientë me COVID-19 po trajtohen në klinika

Story i radhës

Grafomani publik dhe mjerë ju që e keni

Të fundit nga

ShkoLartë