Tabaku nxjerr raportin e KLSH: Inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe Tiranës pa leje mjedisore

February 16, 2022
min lexim

Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku ka bërë publike gjetjet e KLSH lidhur me aferën e inceneratorëve, ku përfshihen inceneratori i Tiranës, Fierit, dhe Elbasanit. Tabaku thotë se sipas të dhënave thuhet se këto tre inceneratorë nuk kanë leje mjedisore.

Pjesë nga diskutimet në Komisionin Hetimor:

Jorida Tabaku: Ju keni qenë i përfshirë në këtë sektor për një kohë të gjatë dhe besoj se ju ka ardhur një raport i KLSH-së në lidhje me disa shqetësime që lidhen me vlerësimin me ndikim në mjedis në mënyrë të veçantë për të tre inceneratorët por në mënyrë specifike për Inceneratorin e Tiranës.

Ish-Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Edison Konomi : Nuk kemi pasur në dijeninë time në dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Në dijeninë time jo, nuk mbaj mend të ketë pasur.

Jorida Tabaku: Nuk ju thotë asgjë fakti që KLSH thotë që a janë kryer konsultimet publike gjatë periudhës së planifikimit të impaktit. A ka marrë autoriteti mendimin e banorëve të zonës ku do të ndërtohej impianti i djegies por njëkohësisht depozitimin e hirit gjatë procedurës së shqyrtimit të dokumentacionit. A kanë dhënë drejtoritë rajonale një mendim pozitiv apo negativ. Ka një sërë sugjerimesh që lidhen me pjesën tuaj por në mënyrë të veçantë për pjesën mjedisore. A ka pajisur Agjencia Kombëtare e Mjedisit me deklaratë mjedisore projektin për ndërtimin e inceneratorit? Procesi thotë KLSH nuk është transparent gjë që konstatohet edhe nga refuzimi i firmës nga ana e banorëve pjesëmarrës në dëgjesat publike. Një sërë shkeljesh të cilat lidhen me dhënien e lejeve mjedisore për të cilat është përgjegjës institucioni juaj. Nuk keni asnjë dijeni për këtë raport?

Edison Konomi: Unë në dijeninë time, megjithëse duhet t’i drejtoheni Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në dijeninë time nuk ka ndonjë raport të protokolluar pranë kësaj Agjencie.

Jorida Tabaku: Atëherë, shpresa me numër 18/11/2018 ku i përcillet Edison Konomi, drejtori i Përgjithshëm Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Edison Konomi: Nuk më kujtohet. Ju po flisni për një letër…

Jorida Tabaku: KLSH i ka nisur z. Edison Konomi një projekt raport në datën 18/11/2018 ku ka analizuar një sërë shkeljesh së Agjensisë së tij. Dua ti kujtoj të gjithë qytetarët që agjencia e z. Edison Konomi është përgjegjëse për dhënien shumë të rëndësishme lejesh mjedisore, shumë të rëndësishme në këtë proces. Dua t’i kujtoj z. Konomi që në tre dosjet që ne kemi administruar nuk ka leje mjedisore, për Inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranën. Lejet mjedisore janë marrë në shkelje.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tensionet me Rusinë mobilizojnë nacionalistët ekstrem në Ukrainë

Story i radhës

Levante e Enis Bardhi mposht Atletico Madridin

Të fundit nga

ShkoLartë