Tabaku kundër draftit të Amnistisë: Parlamenti s’është mburojë e korrupsionit të niveleve të larta

1 minut lexim

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku përmes një postimi në X komentoi projektligjin e Aminstisë Penale, e cila pritet të miratohet të enjten në Parlament.

Propozimi i Partisë Socialiste për të përdorur Parlamentin si amnistues i veprave penale të ndëshkuara nga GJKKO është një tjetër hap i kësaj mazhorance kundër Reformës në Drejtësi dhe Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Parlamenti nuk është mburoja e korrupsionit në nivele të larta dhe as amnistuesi tij!

Politika, nuk është ajo që thua por ajo që bën; dhe kjo e tregon qartësisht atë që mazhoranca po bën!”, shkruan Tabaku.

Story i mëparshëm

KSI: Gjendja e kollës së keqe është nën kontroll, por jo dhe stabile

Story i radhës

Jennifer Aniston i bashkohet trendit më fiksues të thonjve

Të fundit nga