Tabaku i përgjigjet Shalsit: I kërkoj etikë dhe moral përpara se të flasë me mua

February 18, 2022
1 minut lexim

schedule16:15 – 18 Shkurt, 2022

Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku, i është përgjigjur deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Shalsi, i cili më herët deklaroi se ky komision është kthyer në gjyq publik.

Në një konferencë për shtyp,  i kërkoi etikë dhe moral përpara se të flasë për të. Sipas demokrates ata kanë përdorur të gjithë autoritetin që u jep ligji.

“Zoti Shalsi vjen nga një parti që e kanë veneruar atë sistem, Enver Hoxhën, prokurorë e komunizmit dhe është i fundit që mund ti bëjë akuzë dikujt që vjen nga një familje e persekutuar.  Unë do t’i kërkoja etikë, moral para se të flasë me mua. Ne kemi përdorur të gjithë autoritetin që na jep ligji. U kam kërkuar kolegëve socialistë të mos bëhen mburojë, të mos e justifikojnë korrupsioni. 430 milion euro nuk janë pak. Sot ata që kanë shkelur ligjin janë duke u pyetu në SPAK dhe janë në qeveri”, tha Shalsi.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Asnjë i vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Story i radhës

Nis skriningu në disa shkolla, ja sa pëlqime u dhanë nga prindërit

Të fundit nga

ShkoLartë