tabaku dua te jap maksimumin per voren edhe ne elite 67f1527350711

Tabaku: Dua të jap maksimumin për Vorën edhe në elitë

April 5, 2025
1 minut lexim

Vora është zyrtarisht në Superiore. Fitorja e sotme në shtëpi përballë Burrelit me rezultatin e pastër 2-0, bëri që skuadra e Vorës të ngjitej në elitën e futbollit shqiptar. Në përfundim të këtij dueli ka folur kapiteni i Vorës, Xhuljo Tabaku.  

“Jam pafund i lumtur, kam dy vite këtu. Është djersa dhe sakrifica e dy viteve, nuk kam fjalë më duket e pabesueshme. Çfarë ndryshoi?

Ardhja e profesor Bellait na bëri mirë pasi është trajner me eksperiencë në këtë kategori. Por edhe ne si ekip ndoshta kemi kuptuar dhe mësuar nga gabimet e sezonit të shkuar. Bashkëpunimi ishte çelësi i suksesit këtë vit.

Kontrata me Vorën? Nuk e kam menduar të them të drejtën. Unë e di që më mbaron kontrata, por është në dorë të presidentit. Unë kam dhënë fjalën që do ngjis ekipin në Superiore, por përdërisa më është besuar shiriti i kapitenit, do jap maksimumin për Vorën edhe në Superligë”, është shprehur Xhuljo Tabaku.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

biserko rinia ne serbi e di qe kosova eshte e pavarur ja skenari qe kishte pergatitur vuciqi me 15 mars 67f14eb5bae3c
Story i mëparshëm

Biserko: Rinia në Serbi e di që Kosova është e pavarur – ja skenari që kishte përgatitur Vuçiqi me 15 mars

ai2 e google cloud i bashkohen aleances cancer ai ndajne 20 milione dollare 67f1535de994f
Story i radhës

​Ai2 e Google Cloud i bashkohen Aleancës Cancer AI, ndajnë 20 milionë dollarë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë