Nëse po të rikthejmë kujtime të hidhura kur ti niseshe për qejf për në plazh dhe faaap, surprizë, erdhën periodat, na vjen shumë keq, ama duhet ta qartësojmë një mit.
Shpeshherë kemi dëgjuar se uji i detit ndalon periodat, por sa e vërtetë është kjo? Sipas Natasha Ramsey, mjeke specialiste dhe një prej anëtarëve të bordit të aplikacionit “Orchyd” (për gjurmimin e periodave), këto të fundit nuk ndalojnë në ujë, edhe pse mund të na duket kështu.
“Trupi yt ende lëshon gjakun e menstruacioneve, edhe kur je nën ujë. Megjithatë, nga presioni i trupit nën ujë, mund të ngadalësojë pak rrjedhja”.
Pra, nuk ke aq shumë sasi sa kur je në normalitet, në divan, duke parë filma.
Gjithsesi, nëse je në ditët e para, të sugjerojmë një tampon dhe mos i lejo periodat të të prishin pushimet!