Szunyog: Kam vërejtur zhvillime në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë

March 2, 2024
1 minut lexim

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në fjalën e tij në konferencën vjetore të prokurorëve, ka deklaruar se ata luajnë një rol jetik në sistemin e drejtësisë.

Szunyog theksoi se përmirësimi i gjyqësorit dhe prokurorisë çon në rritjen e besimit te publiku, njofton Klankosova.tv.

“Ju si prokurorë po luani rol jetik në sistemin e drejtësisë, dhe angazhimi juaj konstruktiv është i domosdoshëm, nëse implementohen si duhet këto reforma do të sjellin deri një funksionim i përmirësuar i gjyqësorit dhe prokurorisë, dhe që do të çojë te besimit i publikut”, u shpreh Szunyog.

Szunyog theksoi se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit janë çështje që kërkojnë vëmendje, ndërsa theksoi se BE-ja do t’i mbështesë në sfidat e reja që mund të përballen.

“Duke shënjestruar dhe konfiskuar të ardhurat i godasim mu në zemër këto ndërmarrje kriminale dhe shpartallojnë infrastrukturën e tyre, kam vërejtur se ka pasur disa zhvillime kohëve të fundit që mund të ndikojnë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

“Mund të keni edhe sfida të tjera, BE-ja është e zotuar t’ju mbështesë në përpjekjet tuaja qoftë me ekspertë nga BE-ja në Kosovë por edhe përmes asistencës teknike nga BE-ja që implementohen përmes partnerëve ndërkombëtar si Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja”, tha shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Java e ardhshme shndërron Prishtinën në qendër të sigurisë kibernetike dhe privatësisë

Story i radhës

Tetovari goditet nga një veturë derisa po ecte në autostradën Gostivar-Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë