Në ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi në vitin 2025, Bajerni do të pres Mainz.
Vitin e kaluar, ata pësuan një tronditje kundër skuadrës së fundit në tabelë, diçka që kampionët duan ta shmangin këtë herë.Sezonin e kaluar, Bajerni u përball sërish me Mainz 05 në javën e 14-të, po më 14 dhjetor. I vetmi ndryshim: vitin e kaluar bavarezët luajtën në transfertë, ndërsa këtë vit i presin ata në Mynih. Ata shpresojnë për një ndryshim të dytë, pasi humbja 1-2 ishte një nga vetëm 2 disfatat në kampionat për skuadrën e Kompani sezonin e kaluar. Bajerni, ende i pamposhtur në kampionat, është i vendosur të shmang një tjetër surprizë këtë të diel në mbrëmje.
Shenjat janë pozitive. Ata përmbysën rezultatin edhe në fitoren 3-1 kundër Sporting. Përveç Luis Diaz dhe Jamal Musiala, të gjithë lojtarët pritet të jenë të gatshëm. Ndërkohë, kundërshtarët, që po vuajnë nën drejtimin e trajnerit të ri, do të luajnë një ndeshje në Konferencë Ligë në Poznan të enjten, gjë që i sjell stres udhëtimi. Për më tepër, Bajerni ka fituar tetë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Mainz, duke shënuar mesatarisht pesë gola për ndeshje. Rreziku i vetëm qëndron te një rënie e mundshme intensiteti, pasi seria e ndeshjeve të mesjavës për 2025 po përfundon dhe pushimi i shkurtër dimëror është pranë për ekipin e Kompani.
Nga ana tjetër, skuadra nuk duket e prirur të ul ritmin.
Nga ana e formacionit, Kompani nuk sheh arsye për rotacion; pauza pesë-ditore mes ndeshjes me Sporting dhe asaj me Mainz ofron kohë të mjaftueshme rikuperimi, dhe sfida e fundit e vitit kundër Hajdenhajm zhvillohet një javë më vonë.
Prandaj, formacioni titullar nga fitorja 3-1 e së martës së kaluar ka shumë gjasa të qëndroj i pandryshuar. Në maksimum, një ose dy ndryshime mund të merren në konsideratë.
Në mesfushë, për shembull, Leon Goretzka mund të nis në vend të Aleksandar Pavloviç. Tom Bishof do të ishte një alternativë sulmuese dhe teknikisht më e fortë në krahun e majtë të mbrojtjes në vend të Josip Stanisiç. Në sulm, pritet që Lenart Karl dhe Gnabri të luajnë përkrah Herri Kejn dhe Majkëll Olise.
Burimi: botasot.info


