synohet promovimi ne ligen b kosova gati per perballjen me maqedonine e veriut 67f3d97302981

​Synohet promovimi në Ligën B, Kosova gati për përballjen me Maqedoninë e Veriut

April 7, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dardanet, të martën, në orën 14:00, përballen me fqinjet në kuadër të Grupit C6 në Ligën e Kombeve. Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj theksoi se përgatitjet kanë shkuar sipas planit dhe se nesër pret nga Dardanet të bëjnë më të mirën.

Në ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, Kosova kishte shënuar fitore me rezultat 0:4, ndërsa këtë rezultat Sermaxhaj e konsideron të kaluar dhe sipas tij kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë por se i gjithë fokusi duhet të jetë në ndeshjen e radhës.

Kosova pas dy ndeshjeve ka 3 pikë të grumbulluara, ndërsa sipas Sermaxhaj promovimi në Ligën B mbetet objektiv, por duhet përqendrim maksimal në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, si dhe atë kundër Letonisë, në qershor që mund të jetë si një finale.

Në rezultat pozitiv shpresojnë edhe futbollistet e Kosovës. Valentina Limani tregoi se përgatitjet gjatë këtij grumbullimi ishin në nivelin e duhur, derisa premtoi se pavarësisht motit të papërshtatshëm për këtë stinë, nesër do ta japin më të mirën.

Nga ana tjetër Kaltrina Biqkaj fitoren e kaluar ndaj të njëjtit kundërshtar e sheh si motiv për të arritur rezultat pozitiv në takimin e radhës. Biqkaj vlerëson se mysafiret mund të jenë të rrezikshme në sulm por konsideron se mbrojtja e Kosovës është e pakalueshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

posta nis shperndarjen e gjobave digjitale per shkeljet ne trafik 67f3d87f53b78
Story i mëparshëm

Posta nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik

presidenti francez macron viziton egjiptin hamasi nuk duhet te kete asnje rol ne qeverisjen e gazes 67f3dcfbd7878
Story i radhës

Presidenti francez Macron viziton Egjiptin: Hamasi nuk duhet të ketë asnjë rol në qeverisjen e Gazës

Të fundit nga

Jozi godet Gjestin derisa largohet

25 Jozi ka goditur Gjestin derisa largohej nga shtëpia. Me të goditur Gjesti ra në tok dhe produksioni ftoi njësin emergjente për të mjekuar. Ky veprim tronditi të gjithë ndjekësit. BURIMI: zhurnal.mk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë